Një klient i pazakontë në supermarket
Lexohet për: 1 min.
cavallo
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një kalë kalon lirshëm nëpër korridoret e supermarketit.

Kjo ngjarje e pabesueshme ndodhi në Ittiri, në provincën e Sassarit në Itali. Klientët e supermarketit Eurospin u gjendën përballë kafshës. Pas një xhiro të shkurtër, ai kaloi pranë banakut dhe doli.

Ndoshta kali është hutuar nga stuhia e papritur që po godiste zonën. Kërkimet për gjetjen e pronarit kanë zgjatur disa minuta. Kafsha kishte arritur të shpëtonte nga litari ku ishte lidhur  sipas mediave lokale.

Kali iu afrua dyqanit, hyri nga hyrja me dyer automatike dhe eci nëpër korridoret e tregut mes rafteve, për habinë e të pranishmëve dhe doli nga arka, para se të largohej duke shfaqur habi tek klientët.

“Ai është mësuar me praninë e njeriut, prandaj ai mbeti kaq i butë, pavarësisht konfuzionit rreth tij”, thonë disa banorë.

Fotot dhe videoja e klientit të pazakontë bënë shpejt xhiron e internetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025