Pesë persona u vranë sot në Shtëpinë e të moshuarve në Daruvar. Një burrë ka hyrë në Shtëpinë e të Moshuarve ka nisur të qëllojë. Pesë persona humbën jetën në vend dhe disa të tjerë u plagosën. Pas sulmit vrasësi ka ikur, por policia e kapi shpejt.
Nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:10 kanë marrë njoftim se një person mashkull duke përdorur armë zjarri ka vrarë dhe plagosur disa persona në një shtëpi për të moshuar. Ata shtojnë gjithashtu se në vendngjarje po vijojnë hetimet e drejtuara nga deputeti i Prokurorisë së Shtetit të Qarkut në Bjellovar.
Pahoki është një oficer i policisë ushtarake në pension. Në vitin 1996, Franjo Tuxhman i akordoi atij Memorialin e Mirënjohjes së Atdheut, i cili u jepet qytetarëve kroatë për shërbimin e nderuar dhe shembullor. Pas vrasjes me armë, ai u largua me vrap, por policia e arrestoi pranë një kafeneje. Ai vrau nënën, banorët dhe punonjësit e shtëpisë.