Një i vdekur e një i lënduar nga përplasja e automjeteve në Mitrovicë
Lexohet për: 1 min.
aksident
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në dalje të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për KosovaPress se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë - Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete: një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025