Një i vdekur dhe shtatë të lënduar nga shembja e ndërtesës në Stamboll
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person vdiq dhe shtatë të tjerë u lënduar kur një ndërtesë apartamentesh u shemb të dielën në mëngjes në metropolin turk të Stambollit, me disa njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, tha një guvernator lokal.

Davut Gul tha se një ndërtesë trekatëshe u shemb në lagjen Kuçukçekmeçe.

“Shtatë persona janë nxjerrë me lëndime. Dy persona të tjerë janë të bllokuar nën rrënoja,” tha Gul, duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Ai shtoi se dy personat e lënduar janë në gjendje të rëndë.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit tha se struktura u shemb në orën 8:40 të mëngjesit me orën locale. Shkaku nuk u bë i ditur menjëherë.

Po vijojnë proceset gjyqësore dhe administrative lidhur me ngjarjen. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024