Një i plagosur me plumb qorr dhe një fëmijë humb gishtërinjtë në natën e Vitit të Ri
Lexohet për: 2 min.
410132110_7226396870757414_403933084230151872_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 290 raste, ku prej tyre, 25 persona janë të lënduar nga mjetet piroteknike.

Rastet më ekstreme ishin një fëmijë, i cili ka të amportuar dy gishtërinj dhe një pacient i lënduar nga plumbi qorr, i cili i është nënshtruar operacionit dhe momentalisht është duke u trajtuar në Kirurgji.

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora tha për KosovaPress, se gjithashtu janë katër raste të lëndimit të syrit, ku dy prej tyre si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit piroteknike, kanë lënduar kornenë e syrit.

Ai shtoi se këtë vit vetëdijesimi i qytetarëve është shumë më i madh sesa vitet e kaluara, pasi kanë një numër më të vogël të pacientëve të lënduar nga mjetet piroteknike.

Sipas tij, familjarët duhen të jenë sy hapur, sidomos te fëmijët që të mos të jenë në kontakt me mjetet piroteknike.

Mosha e të lënduarve është e ndryshme, duke filluar që nga fëmijët e deri tek 60 vjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024