Një i arrestuar në inaugurimin e presidentit Lula në Brazil
Lexohet për: 2 min.
dqwdq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia në Brazil arrestoi të dielën një burrë me thikë dhe fishekzjarr që po përpiqej të hynte në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Luiz Inacio Lula da Silva në kryeqytetin Brazilia.

Rreth 300.000 njerëz pritet të marrin pjesë në inaugurimin për mandatin e tretë të Lula si udhëheqës i Brazilit.

Vetë Lula ka mbërritur tashmë në Rolls Royce presidenciale, i rrethuar ngushtë nga një numër sigurimesh së bashku me zëvendëspresidentin e sapozgjedhur Geraldo Alckmin.

Burri i arrestuar thuhet se udhëtoi për në Brazilia nga qyteti Rio de Janeiro, sipas raporteve lokale.

Pas arrestimit, ai është dërguar në komisariat.

Autoritetet nuk kanë bërë ende ndonjë koment të mëtejshëm.

Të hënën e kaluar, autoritetet rritën sigurinë përpara inaugurimit të Lula, pasi një mbështetës i Jair Bolsonaro u arrestua pasi vendosi një pajisje shpërthyese për të krijuar "kaos" pranë aeroportit në Brasilia.

Autoritetet thanë se mjeti nuk arriti të shpërthejë.

Autoritetet më vonë e quajtën biznesmenin George Washington de Oliveira Sousa, 54-vjeç, nga shteti Para si njeriun e arrestuar - duke e përshkruar atë si të shtyrë "ideologjikisht" dhe pas kërkimeve, gjetën një sërë armësh në shtëpinë e tij.

Në fjalimin e fundit të presidentit në largim Jair Bolsonaro, ai dënoi incidentin, duke thënë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë se "asgjë nuk justifikon një tentativë për akt terrorist"./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024