Një hartë magjepsëse zbulon kafshët më të njohura në mbarë botën
Lexohet për: 2 min.
harta
1 vit më parë
Linku u kopjua

Hartat u krijuan duke përdorur Google Keyword Planner, me një analizë të kërkimeve për 170 kafshë të ndryshme në mbi 180 vende. Studiuesit kërkuan fjalet 'kafshë dhe safari' dhe 'si të shihet emri i kafshës' në të gjitha përkthimet e gjuhës amtare dhe më pas u rivizatua një hartë botërore, me emrat e vendeve të plotësuara nga krijesa që banorët e saj kërkonin më shumë.

Tigri doli në krye të listës në 44 vende, me hipopotamët qe rezultuan të parët në 25 vende duke i çuar delfinët në vendin e tretë.

Në studimin që u kryen nga kompania e udhëtimeve Explore Worldwide, balenat dolën në krye në 16 vende dhe gorillat në tetë.

Duke i zbërthyer rezultatet vend pas vendi, studimi tregon se tigri është kafsha më e preferuar në shumicën e shteteve, e ndjekur nga deveja dhe moja.

Në Evropë, rezultatet ishin të ndryshme.

Delfini është zënë vendin e parë në Britaninë e Madhe ndërsa balena është më e popullarizuar në Spanjë dhe Portugali, ndërsa francezët do të donin më shumë të shihnin hipopotamët.

Gjermanët janë të pasionuar pas drerit, bullgarët duan të shohin zebrat dhe gorillat.

Ndërkohë, në Australi, është majmuni ai që është në krye, ndërsa Zelandezët e Re do të donin më shumë të shihnin delfinët. Ruanda është më e etur për luanët e vërtetë.

Në Amerikën e Jugut preferohen lejlekët kurse në Bolivi preferojnë kuajt në Argjentinë dhe Peru preferojnë pinguinët ndërsa brazilianët duan të shohin balenat citon DailyMail.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024