Nje hap më afër drejt titullit, Barcelona mposhtë Rayo Vallecanon në LaLiga
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nje hap më afër drejt titullit, Barcelona mposhtë Rayo Vallecanon në LaLiga
New Project (19)
22/03/2026 - 16:21
Linku u kopjua

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Rayo Vallecanos në javën e 29-të të kampionatit spanjoll, duke përforcuar pozitën e liderit.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ronald Araujo në minutën e 24-të pas një asistimi nga Joao Cancelo. Edhe pse Rayo u përpoq të reagonte, dominimi i katalunasve ishte i qartë me 61% të posedimit të topit, raporton Flashscore.

Me këtë triumf, Barcelona ngjitet me 73 pikë, duke krijuar një distancë prej 7 pikësh nga Real Madridi ndjekës, ndonëse "Mbretërit" kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gara për titull në La Liga po nxehet, por skuadra e Barçës po tregon një formë të qëndrueshme me pesë fitore radhazi në pesë ndeshjet e fundit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026