Ministrja e Brendshme në Shqipëri, Albana Koçiu, ka konfirmuar largimin nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila pas një denoncimi të marrë nga një qytetar shqiptar që jeton në New York.
Sipas ministres, qytetari kishte raportuar se zëvendësministri ishte parë duke pirë cigare në një restorant, në kundërshtim me ligjin për ndalimin e duhanit në ambiente të mbyllura. Pas verifikimit të ngjarjes, Koçiu ka ndërmarrë vendimin për shkarkimin e menjëhershëm të zyrtarit.
Ajo theksoi se kjo sjellje është veçanërisht e papranueshme për një zyrtar të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucion që ka për detyrë zbatimin e ligjit dhe garantimin e rendit publik.
Ministrja ka njoftuar personalisht qytetarin që kishte bërë denoncimin, duke e siguruar se shqetësimi i tij “nuk ra në vesh të shurdhër”.