Nismës Socialdemokrate i bashkohet Ismet Hajdini dhe Gëzim Ibrahimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjilan iu janë bashkuar dy personalitete, Ismet Hajdini dhe Gëzim Ibrahimi.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj derisa vlerësoi si lajm të jashtëzakonshëm rritjen e partisë me dy aktivistë e veprimtarë.
Në një konferencë për media Limaj tha se Nismës Socialdemokrate po iu bashkohen njerëz intelektualë, veprimtarë dhe me përvojë.
Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë për zgjerimin dhe forcimin kësaj partie.
I aderuari, Ismet Hajdini përmendi dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nimës Socialdemokrate.
Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e NS-së.
Hajdini tha se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.
Arsye tjetër Hajdini potencoi se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Socialdemokrate, Anamoravë ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme.
Ndërkaq, ish ministri Fatmir Matoshi, i cili tashmë ka aderuar në Nismën Social Demokrate tha se përgjatë muajve të fundit kanë ardhur në përfundim se ka ardhur koha për NISMA-n në rajonin e Anamoravës.