Nisin përplasjet midis barrikaduesve në veri
Lexohet për: 1 min.
barrikadat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një numër i konsiderueshëm i rusëve nëpër barrikada nuk po i binden urdhrit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi mbrëmë se largimi i këtyre barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm dhe do të përfundojë brenda 48 orëve.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se ata (rusët) të cilët po udhëhiqen drejtpërdrejt nga Moska, janë këmbëngulës që barrikadat të mos hiqen.

"Kanë filluar tashmë përplasjet dhe ndasitë mes barrikaduesve. Derisa shumica janë për respektim të urdhrit të Vuçiqit, rusët  po paraqesin problem duke kundërshtuar dhe duke mos dashur të lejojnë largimin e tyre. Dyshohet se ata (rusët) i kanë djegur kamionët gjatë natës mbi urën e Zveçanit në shenjë revolte kundër një urdhri të tillë. Mësohet se Vuçiq ka nisur nga Beogradi ‘njerëz të fortë’  në barrikada për të mos lejuar pengimin e largimit të tyre nga grupe të caktuara" kanë thënë burimet. 

https://kosovapress.com/digjen-dy-kamione-te-vendosur-si-barrikade-ne-uren-e-zvecanit/
https://kosovapress.com/%e2%80%8bshtohen-levizjet-e-policise-dhe-te-eulex-it-afer-barrikades-ne-veri-te-mitrovices/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024