Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kanë filluar bisedime për të reduktuar numrin e skuadrave të Serie A nga 20 sosh në 18, por vetëm top skuadrat më të mira janë në favor të kësaj ideje.
Klubet nga Serie A dhe presidenti i këtij kampionati, Lorenzo Casini kanë filluar bisedimet për të reduktuar numrin e skuadrave nga 20 në 18 sosh në këtë ligë, raporton KosovaPress.
Nga ana tjetër, klubet më të vogla kanë frikë se një Serie A me 18 skuadra do ta bëjë më sfiduese garën e mbijetesës dhe se reduktimi i skuadrave do të ndikonte financiarisht në të gjitha klubet, veçanërisht për sa i përket të drejtave televizive vendase.
Klubet në favor të zvogëlimit të numrit të ekipeve të Serie A kanë nevojë për të paktën 14 vota favorizuese dhe ka shumë pak gjasa që ata të kenë një kuorum së shpejti.