Janë bërë publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Nga 25 qenë endacakë të gatshëm për adoptim, dy qytetarë kanë shprehur gatishmëri t'i adaptojnë dy prej tyre.
Sipas tij, Prishtina ka bërë investimet më të mëdha në këtë drejtim, madje siç tha ai, më të mëdha se Qeveria e Kosovës.
Derisa apeloi gjithë qytetarët e vendit që të kujdesën për kafshë, ai tha se në bazë të dhënave të OJQ-ve janë rreth 3 mijë e 500 qen endacak.
I pyetur nëse komuna ka fonde të mjaftueshme për këtë, Rama tha se fondet janë caktuar, porse ka ftuar edhe Qeverinë të marrë masa në këtë drejtim.
Ndërsa, drejtori për Siguri dhe Emergjencë në këtë komunë, Lulzim Fushtica derisa bëri apel qytetarëve të kujdesën për qentë endacak dhe mos t'i lënë sërish në rrugë, tha se gjoba për qytetarin që adopton qenin dhe më pas nuk i përmbahet kontratës janë deri në 3000 euro.
Ferati shtoi se nëse adoptimi shkon mirë, mund të vlerësohet kjo metodë e suksesshme.