Nis ndërtimi i objektit të bibliotekës në Mitrovicë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Mitrovicës ka nisur sot ndërtimin e objektit të bibliotekës së qytetit, “Latif Berisha”. Projekti i financuar nga Komuna e Mitrovicës arrin vlerën prej rreth 700 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ndërtimin e kësaj biblioteke e ka quajtur ndër projektet më të rëndësishme në mandatin e tij qeverisës. Sipas tij, paratë e investuara në arsim, kulturë, sport dhe shëndetësi, nuk janë shpenzim, por investimi më i duhur.

“Për mua është nderë, kënaqësi, përgjegjësi, që sot jam këtu bashkë me juve në fillimin e ndërtimit të një prej objekteve ndër më të rëndësishmet në mandatin tim qeverisës. Jo si vlerë financiare, por si peshë dhe rëndësi, sepse çdo para e shpenzuar në arsim, kulturë dhe sport, nuk është shpenzim, është investimi më i duhur", ka thënë ai.

Valdete Idrizi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë, e ka quajtur ditën e sotme historike për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Ajo ka thënë se ndërtimi i bibliotekës në qytetin buzë Ibrit, ka qenë jo vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës.

Ndërkaq, sipas akademikut Isak Shema, të gjithë qytetarët e vendit i kanë sytë dhe përkushtimin nga Mitrovica.

Ndryshe, biblioteka në Mitrovicë gjatë periudhës së pasluftës kishte ndërruar disa herë adresë, por që së fundi ishte vendosur në lokacionin e qendrës multifunksionale ‘Omni Sport’, ku vazhdon të funksionojë edhe sot.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024