Një raport i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) të mërkurën tregoi se temperatura mesatare vjetore e planetit ka gjasa 80% të tejkalojë përkohësisht pragun 1.5 C mbi nivelet para-industriale në pesë vjetët e ardhshëm.
Temperatura mesatare globale afër sipërfaqes për çdo vit midis 2024 dhe 2028 parashikohet të jetë midis 1.1 dhe 1.9 gradë Celsius më e lartë se vlera bazë e viteve 1850-1900, thuhet në raportin e agjencisë së motit të OKB-së.
Raporti tha se kishte një shans 47 për qind që mesatarja e temperaturës globale gjatë periudhës pesëvjeçare të kalojë 1.5 gradë Celsius mbi epokën para-industriale, një rritje 32 për qind nga raporti i vitit të kaluar për 2023-2027.
Komuniteti shkencor ka paralajmëruar se ngrohja prej më shumë se 1.5 gradë Celsius rrezikon ndikime të rënda të ndryshimeve klimatike dhe ngjarje ekstreme të motit. /AA