Qytetarët ankohen për vazhdimin e rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë, për mirëmbajtje dhe veshmbathje, duke thënë se një gjë e tillë vetëm sa po e rëndon gjendjen e tyre ekonomike.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është më i lartë në një mesatare prej 2.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt 2023, teksa inflacioni mujor ishte 0.1 për qind në shkurt 2024.
Edhe Avni Bikliqi thotë se me një pagë 200 euro në ditët e sotme nuk mund t\ia dalësh as për vete, dhe se nuk bëhet fjalë për familje e gjëra të tjera.
Kosova vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind • KosovaPress
Mustafë Kastrati shprehet se nuk ka dukuri më të madhe sesa ngritja e çmimeve.
ASK njofton se shtrenjtimi vërehet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it energjia elektrike 11.5%, pijet alkoolike 11.2%, pemët 10.1%, peshqit 9.4%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, 8.3%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 7.7%, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6.5%, biletat e fluturimeve 6.3%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 6.2%. /A. Shala/