Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë të vitit 2023.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 3.2 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.
Po ashtu sipas raportit, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë pësoi ngritje 4.6%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 4.2%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës 3.3%, xeheroret dhe guroret e tjera 3.2%, prodhimi i pajisjeve elektrike 2.4%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 1.8%, prodhimi i mobilieve 0.8%, dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 0.6%.
“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 2.4%, prodhimi produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 1.4%, dhe prodhimi i metaleve 0.7%.
Sipas ASK, rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 14.8%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 3.1%, prodhimi i metaleve 2.5%, prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 0.6%, dhe prodhimi i mobilieve (-0.3%).
”Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (24.5%); xeheroret dhe guroret e tjera (20.9%); prodhimi i pijeve (9.6%); prodhimi i produkteve kimike (9.6%); përpunimi i produkteve ushqimore (9.1%); nxjerrja e xehes së metalit (8.4%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (5.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (5.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.6%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (4.6%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (2.7%); dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (1.2%)”, thuhet në njoftim.