Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
aktakuza
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka informuar sot se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.GJ, i nacionalitetit serb, nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

“I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit Janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe me datë 07.05.1999 fillimisht e rrethuan fshatin Ozdrim, e pastaj filluan një ofensive ushtarako-policore  duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç ‘rast u vranë (19) civilë të nacionalitetit shqiptarë. Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.”, është bërë e ditur në komunikatë.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë paraburgim, sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës. 

https://kosovapress.com/admin/ngrihet-aktakuze-kunder-nje-personi-per-krime-lufte-kunder-popullsise-civile/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024