Ngjarjet e datës 8 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00‪)

Mbahet Konferenca për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Pjesëmarrës edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00)

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës shënon dhjetë vjetorin e themelimit të saj, në këtë përvjetor marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, si ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hovenier, ambasadori i OSBE-së Davenport, si dhe drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë – Ferizaj, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton shqyrton në parim i Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton çështjen e Peticionit  tё nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё, tё cilët kërkojnë  dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё. Tё ftuar: Kryetari dhe anëtarët e Bordit tё RTK-sё, si dhe përfaqësuesit e Sindikatës sё Punëtorëve tё RTK-sё (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024