Ngjarjet e datës 7 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Zyra e Këshillit të Evropës organizon tryezën diskutuese “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes shqyrton rregulloren e punës së komisionarit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën vjetore të drejtësisë komerciale "Drejtësia dhe Biznesi: Një partneritet i nevojshëm për zhvillimin e Drejtësisë Komerciale". (Selia e Odës Ekonomike Amerikane Kosovë, ora 10:00)

Përurohet çerdhja në Muzeqinë, Komuna e Shtimes. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Ora 12:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024