Mbahet takimi i 247-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 09:00)
Mbahet edicioni i 10-të Jubilar i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”, merr pjesë edhe Ministri i Infrasktrukturës, Liburn Aliu. (Salla Orion, ora 10:00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon Konferencën e pesëmbëdhjetë vjetore për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) organizon punëtori njëditore me zyrën e informimit në komunën e Prishtinës dhe gazetarë e redaktorë të medieve. (Objekti i komunës së vjetër të Prishtinës, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin për falimentimin dhe raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për mbrojtjen nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të performances “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”. Të ftuar: Bordi i KRU-së si dhe shqyrton raportin e përbashkët në auditimin paralel – “Sistemet e Informacionit në Ujësjellësit e Tiranës dhe Prishtinës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)
Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e së Martës, me temën “Përtej lëvizjes së lirë pa viza në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Çfarë obligime e presin Kosovën?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 17:00)