Ministria e Ekonomisë lanson thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme: Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar të financuara nga BE. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 10:00)
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë ku prezanton raportin me rekomandime "Gjuha në diskursin publik në raport me detyrimet që ka shteti në garantimin e lirisë së shprehjes dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes".( Swiss Diamond hotel, ora 10:00)
Ambasada Japoneze në Kosove organizon ceremoninë e nënshkrimit të dy grant-projekteve në kuadër të skemës së granteve. (Pallati i Kapitalit, kati i 4, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektet ku ndodhet Banka Botërore, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i auditimit të performancës” Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë, ku i ftuar është ministri i MKRS, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesit e komunave. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)
Komisioni i Pavarur i Mediave mbanë mbledhjen e radhës. (Zyra e KPM-së, rr. Perandori Justinian, nr. 124, qyteza Pejton, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku shqyrtohet peticioni i Sindikatës sё Policisë sё Kosovës dhe të ftuar janë përfaqësuesit e sindikatës. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet draft plani i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi, salla N302, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ku shqyrtohet raporti i punës së grupit punues për shqyrtimin e CV-ve të kandidateve për ekspertë. (Kuvendi, salla N10, ora 13:30)