Ngjarjet e datës 6 mars
Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë”. (Ora 08:00)
08:45 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (Velani)
09:10 – Homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
Drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Ora 10:00)
Instituti INDEP në bashkëpunim me Këshillin e Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Raiffeisen Bank po organizon edicionin e tretë të Forumit të OZhQ-ve, ku do të diskutohen zotimet e ndërmarra nga Qeveria në mbledhjen e fundit të Kombeve të Bashkuara, sfidat dhe mundësitë për t’u arritur këto objektiva deri në vitin 2030. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Voton Raportet vjetor financiar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2022, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Ceremonia e dorëzimit të ultrazërit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Dragashit (Komuna e Dragashit, ora 11:10)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Jurg Sprecher, Ambasador i Zvicrës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 15:00)
Ekspozita "Cilësia e ajrit përmes fotografisë hap dyert (Termokiss, Prishtinë, ora 18:00)