Ngjarjet e datës 5 shkurt
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
ngjarjettt
3 orë më parë
Linku u kopjua

Me rastin e vdekjes së doktor Isuf Dedushaj organizohen homazhe. (Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, ora 09:00)

KQZ organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së. Marrin pjesë kyesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi; ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Zona Industriale, Fushë Kosovë, ora 10:00)

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti, mban diskutim publik për punën që çoi deri te nominimi i saj për Nobel. (Reporting House, ora 11:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA bashkë me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), mban aksion simbolik. (Tek Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Bëhet varrimi i Prof. Dr. Isuf Dedushaj. (Varrezat e Qytetit të Prishtinës, lagjen Arbëria, ora 14:30)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku takon banorët e Strellcit të epërm. (Shkolla fillore “Bajram Curri” - Strellc i epërm, ora 16:30)

LDK mban tubim elektoral në Istog. (Palestra e sporteve “IBOS”, ora 18:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi Shadërvan, ora 19:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku takon banorët e Novosellës së Pejës. (Restaurant “Shpella e bobit”, ora 19:30)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku mban takim me gratë. (Hotal Emerald në Prishtinë, ora 21:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025