Ngjarjet e datës 4 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Ngjarjet e datës 4 dhjetor
2 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, 09:00-16:30)

EULEX organizon tryezën e nivelit të lartë “Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Politikat dhe avokimi. Zbatimi dhe rruga përpara”. Marrin pjesë Emily Rakhorst – zëvendës-shefe e EULEX-it, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë ora 09:00-12:00)

Bëhet dorëzimi zyrtar i një mijë kontejnerëve për riciklim në Komunën e Fushë Kosovës nga organizata ECMI Kosova. (Depoja e KRM Pastrimi, Njësia në Fushë Kosovë, Pomozotin, ora 10:00)

Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve lansojnë programin “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. (Zyrat e organizatës, Aktash, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban protestë. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare, ora 12:30, për të vazhduar te Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës)

Me rastin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, aeroporti i Prishtinës organizon një ngjarje vetëdijesimi kundër dhunës ndaj gruas. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ora 12:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën “E ardhmja e kujdesit shëndetësor”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 13:15)

Bëhet minimi i tretë i shkëmbinjve në rrugën Nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3. (Ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024