Ngjarjet e datës 31 tetor
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Instituti i Kosovës për Drejtësi prezanton raportin “Tendencat për politizim të KPMSHCK”, për Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit “Kosova dhe standardet evropiane në fushën e mjedisit - Sa garantohet e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje në çështje mjedisore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, Podujevë, ora 10:00)

Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Përurohet shkolla fillore “Drita” në Gramaçel, Komuna e Deçanit. (Ora 11:00)

Shpallet aktgjykimi ndaj të pandehurit B. R., i cili akuzohet për kryerjen e dy veprave penale: vrasje e rëndë dhe përdorimi i armës. (Gjykata Themelore Gjilan, salla nr. 1, ora 13:15)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA do të realizojë një aksion simbolik. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024