Banka Qendrore e Kosovës, organizon takimin e Forumit të Ri-themelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave, përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të akterëve të ekosistemit të tregut të pagesave në Kosovë. (“Swiss Diamond” Hotel, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00 - 16:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendi të Komunës së Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë”, ora 10:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Pas homazheve do të ketë deklarim për media. (Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, ora 10:30)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për Projektin e “Qëndrueshmërisë Klimatike në Sektorin e Ujërave në Kosovë” (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)