Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:30)Pronarët e kompanive të autobusëve së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para objektit të Komunës së Vushtrrisë, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës gjegjësisht pengimi i tyre nga “kombit ilegal”. (Ora 10:00-11:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve në Komunën e Podujevës, ora 10:00)
Mbahet takimi i parë publik i kryetarit të Vitisë Sokol Haliti me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, Viti, ora 12:00)
Ceremonia përkujtimore për regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha:
-14:00-15:00 homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës
-15:00-16:00 Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës
-17:00 Varrimi në varrezat e Prishtinës (Arbëri).
Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore:
-14:00 - Homazhe në Shtëpinë e Kulturës "Mensur Zyberaj".
-16:00 - Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia viziton Gjakovën, ku do të takohet me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)
Mbahet koncert i orkestrës frymore të Shkodrës. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, ora 20:00)