Ngjarjet e datës 3 korrik
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 3 korrik
NGJARJET E DITWS
02/07/2026 - 22:14
Linku u kopjua

Ceremonia e hapjes së Global UBT Fest 2026, festivalit më të madh të dijes në rajon si dhe të Konferencës për Lidership. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ora 9:00)

Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit mban konferencë për media. Marrin pjesë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe i ngarkuari me Punë i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. (Objekti i MINTI-t, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i dyshuar për krime lufte. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 10:00)

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2026. Marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë. (Salla e Sporteve në Kazermën “Adem Jashari ”, Prishtinë, ora 10:00)

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), publikon raportin “Sfidat sistematike të trajtimit të krimeve nga siguria dhe shëndeti në punë”. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Ceremonia zyrtare e shpalljes së përfituesve të Skemës së granteve për investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve”, e cila zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ-it. Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 11:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media lidhur me mbylljen e qumështores “Vita”. (Salla e Konferencave, Selia e AKB-së, Prishtinë, ora 11:00)

Seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaçit. (Gjykata Themelore, Prizren, ora 13:15)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026