Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
OJQ Aktiv mban tryezën e rrumbullakët mbi dokumentin praktik të politikave të quajtur “Udhërrëfyes për luftën kundër korrupsionit dhe rritje të transparencës në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 11:00)
INDEP mban tryezën “Media dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00 – 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, cakton dëshmitarët që do të ftohen për intervistim në mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)
Grupi parlamentar i AAK-së do ta vizitojë KOSTT, ku do të zhvillojë takim informues me drejtuesit e këtij institucioni lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë në vend. (KOSTT, ora 14:00)