Sindikata e infermierëve të Kosovës dhe stafi mbështetës protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 09:00-10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një dialog që nuk po lëviz!” (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:30)
Mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”, të financuar nga UNMIK dhe realizuar nga OJQ “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Të ftuar përfaqësues të Organizatës Save the Children. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Salla e kuqe, hotel “Grand”, Prishtinë, ora 11:00)
Protestë e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:30).
Drejtoria komunale e Mirëqenies Sociale organizon kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00-14:00, nga ora 13:15 kësaj ngjarjeje do t’i bashkohet edhe kryetari Përparim Rama)
Universiteti “Ukshin Hoti” ndan titullin “Dr. Honoris Causa”, për Christopher S. Hyland për angazhimin dhe kontributin e rëndësishëm në kauzën e Pavarësisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ora 13:00)
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debatin me temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithëpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re Prishtinë, ora 14:00-16:00)
Mbahen konferencat për media të dy skuadrave finaliste të Kupës së Kosovës: