Ngjarjet e datës 24 prill
Lexohet për: 2 min.
ngjarjetedites900x600
8 muaj më parë
Linku u kopjua

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan, ora 09:00)

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovë –“PePeKo” organizon eventin “Përceptimi i konsumatorëve për prodhimet vendore”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65. (Salla e Konferencave, Hotel Grand, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Drejtorive Komunale të Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) organizon ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. Marrin pjesë: Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ambasadori i Zvicres në Kosovë, Jürg Sprecher. (Swiss Diamond, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Gjithashtu shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2025-2027. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) organizon ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Zhvillohet debat publik me temën “Referendumi në veri – A i ka përmbushur qeveria detyrimet ndaj BE-së apo mungesa e ndryshimeve paraqet shenjë dështimi?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Federatave sportive dhe Komitetit Olimpik, Paraolimpik etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 15:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024