Ngjarjet e datës 20 korrik
Lexohet për: 2 min.
KosovaPress
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban takim për Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon ditë fushore në plantacionin e mjedrave në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës”. Merr pjesë Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Reçan, Komuna e Prizrenit, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për 2022-2027. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të shpalosë të gjeturat nga analiza e kontratave të dhëna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për furnizim me oksigjen. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK, mbajnë konferencë për media me temën: "Raporti i qeverisë qendrore me komunat". (Selia qendrore e AAK-së Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, kategorizon listën e dëshmitarëve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së zhvillon takim me drejtuesit e KEDS, për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend.  (Zyrat qendrore të KEDS-it, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024