Ngjarjet e datës 15 janar
Lexohet për: 2 min.
3 vite më parë
Linku u kopjua

Homazhe dhe vendosja e kurorave me lule në Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga përfaqësuesit e institucioneve të komunës së Shtimes. (Ora 9:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut. (Reçak, Shtime, ora 10:00)

Mbahet ceremonia përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 11:00)

Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen organizon tribunë në shënimin e 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të shpallur me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora  12:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca marrin pjesë në hapje të ekspozitës kolektive. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 13:00)

Me rastin e 15 Janarit-Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, bëhen homazhe në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Krushë dhe gjithë Kosovën. (Ora 13:00)

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi, ora 14:00)

Me rastin e 15 Janarit-Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, bëhet ndezja e flakadanëve. (Ora 16:00)

Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 19:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025