Ngjarjet e datës 15 janar
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
ngjarjettt
1 javë më parë
Linku u kopjua

Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe Reçak, ora 08:30).

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bënë homazhe në Reçak, me rastin e përvjetorit të 26-të së Masakrës së Reçakut. (Ora, 09:30)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak, në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut. (Ora, 09:30)

Homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak. (Ora 10:00)

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, mban konferencë për media. (Prokuroria Themelore në Prishtinë, salla e Konferencave, Kati 0, ora 10:00)

Akademi Përkujtimore me rastin e shënimit të ditës së përkujtimit dhe nderimit të viktimave të masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00).

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti vizitojnë nënkalimin dhe parkingun e ri në Lipjan.(Lipjan, ora 13:30)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza viziton kompaninë “Vinex” në Viti. (100 m afër restorantit “Roza” (ish-Lindi), ora 15:30)

Mbahet Finalja e Turnirit Memorial “Ditët e Reçakut”. Palestra e Sporteve në Shtime, ora 15:00)

Hapet ekspozita tradicionale “Çmimi i William Walker”. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza mban tubim elektoral në Viti. (Restoranti “Roza” (ish-Lindi), ora 17:00)

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku mban tubim elektoral në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ora 18:00)

Koalicioni për Familjen hap fushatën në Mitrovicë. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 18:00)

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku mban takim me qytetarë në Kievë - Malishevë. (Shkolla e mesme “Lasgush Poradeci”, ora 19:30)

Ndizen qirinj në Prishtinë në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara Teatrit Kombëtar, ora 19:30)

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku takon qytetarët e Bregut të Diellit në Prishtinë. (Shkolla fillore “Ismail Qemali”, ora 21:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025