Oda e Mjekëve të Kosovës organizon seminar me temën “Përgjegjësia Penale dhe Etike në Veprimtarinë Mjekësore. Ndjekja penale dhe mbikëqyrja etike në kuadër të detyrës zyrtare mjekësore”. (Hotel “International Prishtina”, ora 09:00)
Specialja mban konferencë për ecurinë e çështjes së Pjetër Shalës (DHSK, ora 9:30)
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës (Platormat online, ora 10:00)
Hapet ekspozita, nën organizimin e Presidentes Osmani, në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Oborri i Kuvendit, ora 10:30)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të vizitojë komunën e Mitrovicës. Ajo do të pritet nga kryetari Bedri Hamza ( Komuna e Mitrovicës, ora 12:00)
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (PDK, ora 13:00)
FBK organizon konferencë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ligës Unike dhe KB Peja për organizimin e Final Four (FBK, ora 13:00)