Ministria e Financave mban konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”. Merr pjesë ministri Hekuran Murati. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)
Organizatat e dala nga lufta e UÇK - së, me rastin e 14 dhjetorit, data e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve, bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Marinë. ( Skenderaj ora 09:00)
Xhamia “Prof Dr Bedri A. Kamberi" do të shënojë përvjetorin e saj të 6-të, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Bashkësitë Fetare të Kosovës,, si ato nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Protestante dhe Bashkësia Hebreje. Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, nga disa ambasada, Policia, SHSKUK. ( Prishtinë, ora 09:00)
Open Data Kosovo (ODK) organizon konferencë me temën “Qeverisja digjitale në rajon përmes Partneritetit të Hapur me Qeverinë dhe Iniciativa të tjera”. (Hotel “Emerald”, 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligji për Lotarinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10;00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:30)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), e mbështetur nga Zyra e BE-së, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. Në këtë ngjarje do të flasin drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. (Zyrat e APK-së, rr. “Shkodra”, ORA 11:00)
Mbahet konferencë për media me temën “Lidhja e memorandumit për bashkëpunim dhe përfaqësim të përbashkët ndërmjet Nismës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, me seli në Graçanicë, dhe Lëvizjes “Odgovor”, me seli në Beograd”. Në konferencë do të flasin: Nenad Rashiq - Kryetar i Nismës Qytetare Liri, Drejtësi, Mbijetesë dhe Boban Bogdanoviq - Kryetar i Lëvizjes “Odgovor”. ( Qendra mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
Komuna e Rahovecit nënshkruan kontratën për sheshin qendror të qytetit.( Kuvendi Komunal Rahovec, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton Raportin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, ORA 13:00)
Organizohet eventi promovues i marrëdhënieve artistike Kosovë-Mbretëri e Bashkuar dhe fillimi i edicionit të dytë të Programit Creative Producers'. Merr pjesë Ambasadori Nicholas Abbott dhe përfaqësues të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. ( Kino Armata, ora 13:00)
Mbahet Forumi për Transparencë Parlamentare, i cili është i përbërë nga deputetë, përfaqësues të OShC-ve dhe administratës së Kuvendit, i cili është i ngarkuar me zhvillimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, ORA 14;00)
Federata Universale e Paqes, organizon aktivitetin me temë:” Gratë, themel i paqes së qëndrueshme’ . ( Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë shfaq filmin me metrazh të shkurtër “Mjegull” me regji nga Fadil Hysaj dhe Ujkan Hysaj i mbështetur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ORA 18:00)