Nga transparenca në heshtje: Si e pranojnë qytetarët rritjen e tarifave të energjisë?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë periudhës 2021-2024, ka bërë përparime të dukshme në rritjen e transparencës në procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

Kështu  thotë raporti i publikuar nga konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), me temë “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”.

Hulumtuesi i Institutit për Politika Zhvillimore, Naim Bujupi u shpreh se në përgjithësi Zyra e Rregullatorit ka qenë transparente gjatë procesit të përcaktimit tarifor të energjisë elektrike.

Por, problematike për vendosjen e tarifave në vitin 2021 nga ky raport del të jenë vonesat për vendosjen e tarifave në mungesë të anëtarëve të Bordit të ZRrE-zë.

Bujupi tha se përgjatë vitin 2021 gjatë përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike ka pas interesim nga palët e interesim për të dhënë komentet e tyre.

Sa i takon përcaktimit të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2023 e veçantë ka qenë interesimi jo i madh për komente nga ana e qytetarëve, ndonëse ishte rritja më e madhe e çmimeve për energji elektrike.

Edhe përkundër kësaj, Naim Bujupi nga INDEP theksoi se ZRrE ka qenë transparente duke zbatuar planin e saj.

Përkundër përmirësimeve në aspektin e transparencës, INDEP i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të ofroj më shumë informacione për konsumatorët sa i takon kostos shtesë në rritjen e tarifave.

Hulumtimi i COrrWatch lidhur me transparencën për përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike është mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe përfshirë periudhën 2021-2024.

Disa nga rekomandimet e dala nga ky hulumtim kanë të bëjnë me raportim më të rregullt dhe i detajuar nga ndërmarrjet energjetike, konsultime më gjithëpërfshirëse, e përfshirje aktive të konsumatorëve në çdo fazë të procesit.

Kosova viteve të fundit për shkak të krizës energjetike në botë ka ngritur tarifat e energjisë elektrike, vendime këto të cilat patën ngjallur pakënaqësi tek konsumatorët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024