Nga sot KRU "Prishtina" nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj
Lexohet për: 1 min.
UJII-696x392-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a, ka informuar se nga sot u janë hapur rrugët për fillimin e shkyçjes së të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se përveç bizneseve dhe institucioneve, do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/individual.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë. Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual.”, është bërë e ditur në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025