Për katër ditë radhazi, Sheshi “Zahir Pajaziti” do të jetë arena e ndeshjeve ndërkombëtare në 3x3. Adhuruesit e basketbollit 3x3 mund të argëtohen me ndeshjet mjaft të forta, muzikë, lojëra shpërblyese, ngulitje, gara për 3 pikë, e shumëçka tjetër.
Më 18/19 korrik për herë të dytë radhazi do të zhvillohet FIBA 3x3 Ëomen’s Series, derisa më 20/21 FIBA 3x3 Prishtina Challenger. Këto evente organizohen nga klubi 3x3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit.
Kosovën në FIBA 3x3 Ëomen’s Series do ta prezantojnë Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca dhe Anilë Selmani.
Kosova është në Grupin A, së bashku me Poloninë, Gyor-in e Hungarisë dhe Izraelin. Ndeshjen e parë, Dardanet e kanë ndaj Polonisë, nga ora 16:00. Sfida e dytë është ndaj Izraelit nga ora 17:50 dhe e fundit ndaj Gyor nga ora 20:50.
Edhe në këtë vit do të garojë një skuadër vendore, e kjo është Prishtina, që fitoi në turneun e zhvilluar në Prizren.
Në këtë garë do të marrin pjesë skuadra mjaft cilësore, ndër to edhe Vjena e Austrisë, Riffa e Bahrejnit, San Juan e Porto Rikos, Marijampole e Lituanisë, Bordeaux e Francës, Friboug i Zvicrës, Dyseldorfi i Gjermanisë.