Xhudo është padyshim sporti më i suksesshëm në Kosovë. Sportistët që përfaqësojnë flamurin e shtetit na sollën emocione të forta edhe vitin e kaluar. Nga lotët për Distrian e Norën që u ngjitën në shkallën më të lartë të podiumit në sallën “Ippon Budokan” të Tokios e deri te lotët për Majlinda Kelmendin që i dha fund karrierës.
Dy pjesëmarrje në Lojëra Olimpike dhe tri medalje të arta. Kosova, vendi i vogël në Ballkan, pushtoi sërish verën e kaluar mediat ndërkombëtare falë suksesit historik të dy xhudistëve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat fituan medalje të arta në kategorinë -48 kilogramë dhe -57 kilogramë.
Përpos medaljes së artë, Majlinda e mbylli karrierën edhe me tre tituj kampioni (dy si seniore dhe një si juniore), katër medalje të arta evropiane, përfshirë Lojërat Evropiane Minsk 2019, një medalje të bronztë botërore, dhe e shpallur tri herë xhudistja më e mirë në botë.
Në përgjithësi, viti 2021 solli për xhudon në total 15 medalje, përfshirë këtu dy të arta olimpike.
WORLD JUDO MASTERS
Ekipi kosovar i xhudos këtë vit historik e filloi me gara në Mastersin e xhudos që u zhvillua në Doha të Katarit, ku u përfaqësua nga pesë xhudistë kosovarë si Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.
Distria Krasniqi – kategoria deri në 48 kilogramë
Deri tek e arta, Distria Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Ëazaari dhe Ippon xhudisten sllovene Marusa Stangar. Me Wazaari dhe Ippon Distria e fitoi edhe luftën në çerekfinale kundër portugezes Catarina Costa.
Majlinda Kelmendi – kategoria deri në 52 kilogramë
Xhudistja Majlinda Kelmendi garën në Masters të Dohas të Katarit e mbylli me medaljen e bronztë. Ajo në ndeshjen e parë mposhti me tre dënime për Ippon garuesen nga Rumania Andreea Chitu. Në raundin e dytë, Kelmendi e mposhti me Wazaari në vazhdime polaken Agata Perenc.
Në luftën për medaljen e bronztë, Kelmendi e mposhti me Wazaari dhe me tre dënime për Ippon belgen Charline Van Snick.
Nora Gjakova – kategoria deri në 57 kilogramë
Në raundin e parë Gjakova kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Serbia Marica Perisic. Në çerekfinale, xhudistja kosovare e mposhti me Wazaari francezen Helene Receveaux, kurse në gjysmëfinale u mposht nga japonezja Tsukasa Yoshida.
Në garën për medaljen e bronztë, Nora Gjakova e mposhti me Wazaari xhudisten portugeze Telma Monteiro.
Me medalje të bronztë në Doha të Katarit u stolis edhe xhudistja Loriana Kuka, ku kjo e fundit garon në peshat deri në 73 kilogramë.
Në raundin e parë, Kuka e mposhti me Ippon garuesen nga Gaboni Sarah Myriam Mazouz, kurse në raundin e dytë e mposhti në vazhdime me tre dënime për Ippon francezen Audrey Tcheumeo.
Pas humbjes në çerekfinale, Kuka u ndesh në repesazh ku mposhti me Ippon garuesen nga Kuba, Kaliema Antomarchi.
Ndërkaq, në luftën për të bronztën, Kuka përmes vazhdimeve me Ippon e mposhti xhudisten britaneze Natalie Powell.
Në Mastersin në Doha të Katarit, i vetmi nga ekipi kosovar i xhudos ishte Akil Gjakova i cili nuk arriti të kthehet me medalje.
Gjakova u rendit në pozitën e shtatë në këtë garë, ndërsa deri te kjo pozitë, në raundin e parë ai e mposhti me Wazaari në vazhdime xhudistin nga Taxhikistani Somon Makhmadbekov.
Pas humbjes nga Smagulov, Gjakova u ndesh në repesazh ku humbi me Ippon në vazhdime nga garuesi i Uzbekistanit, Khikmatillokh Turaev.
Kosova në këtë Masters rrëmbej katër medalje, një të artë, tri të bronzta dhe një vend të 7-të.
GRAND SLAM TEL AVIV – IZRAEL
Nga këta garues, ishte vetëm Majlinda Kelmendi ajo e cila arriti të stoliset me medalje, ku e fitoi të bronztën në këtë garë, kurse xhudistët Akil Gjakova dhe Laura Fazliu nuk arritën që të kalojnë më tej se në raundin e dytë.
Raundin e parë Kelmendi e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe tre dënime për Ippon xhudisten nga Gjermania Annika Wurfel.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare e mposhti me Ippon rusen Alesya Kuznetsova, kurse në gjysmëfinale u mposht me Ippon në vazhdime nga anglezja Chelsie Giles.
Akil Gjakova – kategoria deri në 73 kilogramë
Akil Gjakova në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon garuesin nga Portugalia Joao Fernando, kurse në ndeshjen e dytë pësoi humbje në vazhdime nga xhudisti italian Giovanni Esposito.
Këtë garë xhudistja kosovare Laura Fazliu e nisi pa luftë në raundin e parë, pasi kundërshtarja e saj Habibe Afyonlu nga Turqia nuk u paraqit në tatami. Në raundin e dytë, Fazliu nuk arriti që të shënoj fitore, pasi që në vazhdime u mposht nga britanezja Renshall Lucy.
Ekipi kosovar i mbylli garat në Grand Slamin e Tel Avivit me vetëm një medalje të fituar, atë të bronztën nga xhudistja Majlinda Kelmendi.
GRAND SLAM TBILISI – GJEORGJI
Nga këta garues, xhudistja Nora Gjakova arriti t’ia zbardhë fytyrën Kosovës duke e fituar medaljen e artë, Akil Gjakova zuri vendin e pestë, Laura Fazliu u rendit e shtata, ndërsa Loriana Kuka nuk arriti të vazhdojë garën pasi u eliminua që në raundin e dytë.
Në rrugëtimin drejt medaljes së artë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Ippon ukrainasen Mariia Skora. Në raundin e tretë, po ashtu me Ippon, Gjakova e mposhti xhudisten nga Austria Sabrina Filzmoser.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare mposhti me 3 dënime për Ippon serben, Marica Perisic, njëjtë sikurse që mposhti në gjysmëfinale sllovenen Kaja Kajzer.
Akil Gjakova – kategoria deri në 73 kilogramë
Grand Slamin e Tbilisit të Gjeorgjisë Akil Gjakova e përfundoi në pozitën e pestë.
Në çerekfinale, Akili e mposhti me Wazaari armenin Ferdinand Karapetian, kurse në gjysmëfinale u mposht nga xhudisti mongolez Tsogtbaatar Tsend-Ochir.
Në luftën për medaljen e bronztë, Gjakova u mposht nga xhudisti i Gjeorgjisë Lasha Shavdatuashvili, kështu duke u renditur në pozitën e pestë në këtë garë.
Këtë garë xhudistja Laura Fazliu e mbylli në pozitën e shtatë.
Në ndeshjen e parë, Fazliu fitoi me Wazaari dhe 3 dënime për Ippon kundër garueses nga Austria, Magdalena Krssakova. Në ndeshjen e dytë, xhudistja kosovare mposhti me Wazaari spanjollen Isabel Puche.
Loriana Kuka – kategoria deri në 78 kilogramë
Xhudistja kosovare Loriana Kuka garën në Grand Slamin e Tbilisit e përfundoi qysh në raundin e dytë.
Sukseset e Kosovës nuk u ndalën në Grand Slamin e Tbilisit, ku ekipi kosovar i xhudos vazhdoi me medalje edhe në Kampionatin Evropian të Lisbonës së Portugalisë, që u zhvillua më datat 16 deri në 18 prill.
KAMPIONATI EVROPIAN I LISBONËS SË PORTUGALISË
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova ishin dy xhudistët që i sollën Kosovës medaljet e arta në këtë garë, Nora Gjakova solli një medalje të bronztë, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka u renditën në pozitën e pestë në kategoritë e tyre, kurse Flaka Loxha u eliminua qysh në xhiron e parë.
Distria Krasniqi – kategoria deri në 48 kilogramë
Në çerekfinale, Krasniqi e mposhti me Ippon xhudisten izraelite Shira Rishony, kurse në gjysmëfinale mposhti me tre dënime për Ippon rusen Sabina Giliazova.
Distria Krasniqi siguroi të artën pa luftë, pasi që në finale në tatami nuk u paraqit xhudistja nga Ukraina Daria Bilodid.
Xhudistja kosovare Nora Gjakova garën drejt medaljes së bronztë e filloi pa luftë në raundin e parë, kurse në të dytin e mposhti me Ippon spanjollen Carla Mascaro Ubasart.
Në çerekfinale, Gjakova e mposhti me Ippon xhudisten nga Rusia Daria Mezhetskaia, kurse në gjysmëfinale pësoi humbje me Ippon në vazhdime nga portugezja Telma Monteiro.
Flaka Loxha – kategoria deri në 57 kilogramë
Flaka Loxha ishte xhudistja e parë nga ekipi kosovar e cila e mbylli këtë garë qysh në raundin e parë.
Akil Gjakova – kategoria deri në 73 kilogramë
Akil Gjakova u shpall Kampion i Evropës në Kampionatin Evropian në Lisbonë të Portugalisë.
Akili në çerekfinale mposhti me tre dënime për Ippon rusin, Musa Mogushkov, kurse në gjysmëfinale e mposhti me Ippon zviceranin Nils Stump.
Në luftën e fundit për medaljen e artë, Akili e mposhti me Wazaari xhudistin nga Izraeli Tohar Butbull.
Laura Fazliu u rendit e pesta në këtë garë, ku në ndeshjen e parë mposhti me Ippon gjermanen Dena Pohl. Në raundin e dytë ajo e mposhti me Wazaari xhudisten nga Holanda Juul Franssen.
Në çerekfinale, Fazliu humbi me Wazaari në vazhdime kundër ruses Daria Davydova, kurse në fazën e repesazhit e mposhti me tre dënime për Ippon italianen Maria Centraçhio.
Loriana Kuka – kategoria deri në 78 kilogramë
Po ashtu, sikurse Laura Fazliu, xhudistja Loriana Kuka arriti ta rrëmbejë pozitën e pestë në këtë Evropian.
Loriana në gjysmëfinale humbi me Ippon në vazhdime nga holandezja, Guusje Steenhuis, kurse për të bronztën pësoi humbje me Ippon kundër franceze Estelle Fanny Posvite.
Kosova në këtë Kampionat u rendit e para, me dy medalje të arta nga Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, një të bronztë nga Nora Gjakova dhe dy vende të 5-ta nga Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.
EUROPEAN OPEN (KUPA E BOTËS) ZAGREB – KROACI
Kjo garë u zhvillua më datat 1 dhe 2 maj të këtij viti, ku Kosova u përfaqësua nga gjashtë xhudistë.
Laura Fazliu – kategoria deri në 63 kilogramë
Në këtë garë Laura Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë kurse në ndeshjen e parë fitoi me Wazaari dhe Ippon kundër kroates, Ivana Mandaric. Në ndeshjen e dytë mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Holanda, Nadiah Krachten.
Laura për të bronztën e mposhti me Ippon çeken, Michaela Kulikova.
Erza Muminoviq – kategoria deri në 52 kilogramë
Muminoviq në çerekfinale humbi me Ippon nga xhudistja nga Italia, Kenya Perna, kurse pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me tre dënime për Ippon nga garuesja e Izraelit, Yardeen Raab.
Flaka Loxha – kategoria deri në 57 kilogramë
Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në ndeshjen e parë mposhti me Ippon britanezen, Stephanie Walker. Loxha në ndeshjen e dytë e mposhti me Ippon polaken Daniela Badura.
Në çerekfinale humbi me Wazaari nga garuesja e Holandës, Pleuni Cornelisse, ndërsa në repasazh humbi në vazhdime me tre dënime për Ippon, nga portugezja Wilsa Gomes.
Në raundin e parë, Fationa Kasapi ishte e lirë, kurse në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon austriaken Julia Sommer. Në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari nga polakja Arleta Podolak dhe nuk vazhdoi tutje.
Shpati Zekaj – kategoria deri në 100 kilogramë
Në çerekfinale, Zekaj e mposhti me Ippon garuesin hungarez Veg Zsombor, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër garuesit vendas, kroatit Marko Kumric.
Në finale, Shpati Zekaj u mposht nga ukrainasi Anton Savytskiy, kështu duke e siguruar medaljen e argjendtë në këtë garë.
Garat për xhudistin kosovar Arbër Kullashi në këtë kupë të botës përfunduan qysh në raundin e parë.
Kullashi humbi me Ippon në ndeshjen e parë kundër garuesit nga Austria, Sebastian Dengg.
Ky Botëror u zhvillua nga data 6 deri më 13 qershor.
KAMPIONATI BOTËROR NË BUDAPEST TË HUNGARISË
Medalja e vetme në këtë garë u fitua nga Nora Gjakova, e cila arriti ta fitojë medaljen e bronztë.
Distria Krasniqi – kategoria deri në 48 kilogramë
Në raundin e parë, Krasniqi fitoi me Ippon pasi që nuk u paraqit në tatami garuesja vendase, hungarezja Eva Czernovicki. Në raundin e dytë xhudistja kosovare e mposhti me Wazaari në vazhdime rusen Sabina Giliazova.
Në çerekfinale, Krasniqi e mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Spanja Laura Abelenda Martinez, kurse në gjysmëfinale u mposht me Ippon nga japonezja Natsumi Tsunoda.
Nora Gjakova – kategoria deri në 57 kilogramë
Nora Gjakova arriti ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest.
Ajo në çerekfinale mposhti me Ippon rusen Anastasiia Konkina, kurse në gjysmëfinale humbi me Ëazaari dhe Ippon nga garuesja kanadeze, Jessica Klimkait.
Pas kësaj humbje ajo u kualifikua të ndeshet për medalje të bronztë ku mposhti me Wazaari serben Marica Perisic.
Në këtë garë, Flaka Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Zelanda e re, Justine Bishop.
Loxha në ndeshjen e dytë u takua me kanadezen Christa Deguchi, ku humbi me Ippon dhe nuk vazhdoi tutje.
Raundin e parë të kësaj gare, xhudisti Akil Gjakova e kaloi pa luftë, kurse në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon egjiptianin Mohamed Mohyeldin.
Gjakova në ndeshjen e dytë humbi në vazhdime me tre dënime për Ippon kundër garuesit italian Giovanni Esposito dhe nuk vazhdoi tutje.
Këtë garë xhudistja Laura Fazliu e mbylli menjëherë pas ndeshjes së saj të parë.
Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudistja nga Brazili Ketleyn Quadros dhe nuk vazhdoi tutje.
Pas këtyre garave ku Kosova u përfaqësua denjësisht nga ekipi kosovar i xhudos, në muajin qershor filloi shkrimi i një faqeje të re të historisë së Kosovës në këtë sport.
Më datën 23 qershor, u mbajt ceremonia e hapjes dhe parakalimit të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku flamurin e Kosovës e bartën asokohe Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi dhe Kampioni Evropian Akil Gjakova.
Ndërkaq, në Tokio 2020 Kosova morri medaljen e dytë të artë Olimpike përmes Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, kurse xhudistja Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë arriti që t’i bashkohet Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit, duke i sjellë Kosovës medaljen e tretë të artë Olimpike.
LOJËRAT OLIMPIKE TOKIO 2020
Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka përfaqësuan shtetin tonë në këtë Olimpiadë, ku edhe arritën të bëjnë histori.
Distria Krasniqi – kategoria deri në 48 kilogramë
Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Ippon brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale e mposhti me Ippon edhe kinezen nga Taipei Chen-Hao Lin.
Në gjysmëfinale, Kransiqi e mposhti me Wazaari mongolen Urantsetseg Munkhbat.
Nora Gjakova – kategoria deri në 57 kilogramë
Nora Gjakova ishte xhudistja e cila e kompletoi “Hat-trickun” e Kosovës me medalje të arta Olimpike.
Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon sllovenen Kaja Kajzer, ndërsa në gjysmëfinale Gjakova e mposhti me Wazaari japonezen, Kampionën e Botës në vitin 2018, Yoshida Tsukasa.
Në finale Gjakova e mposhti me Ippon francezen Sarah Leonie Cysique, për të u stolisur me medalje të artë.
Në krahasim me motrën e tij Norën, xhudisti Akil Gjakova u rendit në pozitën e shtatë në këtë Olimpiadë.
Akili në raundin e parë e mposhti me Ippon garuesin nga Jemeni Ahmed Ayash, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon zviceranin Nils Stump.
Pas kësaj humbje Gjakova u kualifikua të ndeshet në repesazh ku humbi me Wazaari kundër garuesit nga Azerbajxhani Rustam Orujov, për të përfunduar i 7-ti.
Majlinda Kelmendi – kategoria deri në 52 kilogramë
Kelmendi u eliminua qysh në raundin e parë të kësaj Olimpiade, ku pësoi humbje me Wazaari nga hungarezja Reka Pupp.
Loriana Kuka – kategoria deri në 78 kilogramë
Raundin e parë Kuka e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë xhudistja kosovare u mposht nga xhudistja ruse Aleksandra Babintseva.
Me dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 Kosova u rendit para shumë shteteve të ndryshme evropiane si Franca, Gjermania, Austria, Sllovenia e Rusia në ranglistën me më së shumti të arta të fituara në LO Tokio 2020.
Me këto arritje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Kampionet Olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka u dekoruan me dekoratën më të lartë të shtetit tonë Amë “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Xhudo në Kosovë vazhdoi zhvillimin me rezultate tejet pozitive, ku gjatë këtij viti u inaugurua Qendra Nacionale e xhudos në Pejë.
Presidenti i Federatës ndërkombëtare të xhudos Marius Vizer dekoroi tri medalistet Olimpike me statujën e themeluesit të xhudos Jigoro Kano, kurse Agron dhe Driton Kukën me medalje të arta që është çmimi më i lartë i Federatës Ndërkombëtare të xhudos.
Por, pas këtyre momenteve dhe kujtimeve fantastike nga ekipi kosovar i xhudos, erdhi një lajm i hidhur për shtetin e Kosovës.
Me këtë rast kishte reaguar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF)
“Ajo sfidoi të gjithë kontinentin dhe të gjithë botën dhe po ashtu e ringjalli lëvizjen Olimpike dhe e bëri këtë gjë në qetësi. Gjithmonë vetëm duke punuar shumë për tu bërë atletja më e mirë që ajo mund të jetë, duke mos kërkuar kurrë për vëmendje nga mediat por vetëm duke punuar.
Ne i dëshirojmë gjitha të mirat dhe sukses të vazhdueshëm në të ardhmen e saj”, ishte reagimi i IJF.
Vitin 2021 në sportin e xhudos me gara e mbylli xhudistja dhe e arta Olimpike Distria Krasniqi, e cila garoi në Grand Slamin e Bakut në Azerbajxhan.
Në këtë garë morën pjesë 5 kontinente, 29 shtete, 196 garues, 129 meshkuj dhe 67 femra. Kosovën e përfaqësoi e vetme Distria Krasniqi.
Distria Krasniqi – kategoria deri në 52 kilogramë
Pas kësaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repesazh ku e mposhti me Ippon belgen Amber Ryheul.
Distria për të bronztën humbi në vazhdime me Ippon kundër garueses nga Rusia, Anastasia Polikarpova dhe kështu u rendit e 5-ta në këtë Grand Slam.
Me dekoratë u shpërblye edhe Federata e xhudos e Kosovës për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike.
Më 6 dhjetor HEROINA E KOSOVËS MAJLINDA KELMENDI, xhudistja jonë e artë mbyll karrierën si sportiste aktive për të vazhduar atë si trajnere.
Po ashtu, me këtë rast foli edhe trajneri i Majlinda Kelmendit Driton Kuka.
“Më krenove mua, krenove familjen, krenove një Komb Majlindë. Kënaqësi kur Majlinda ka pushtuar Rusinë, Brazilin dhe vende tjera që nuk e kanë pranuar realitetin e quajtur Kosovë. Të jam mirënjohës deri në frymën e fundit Majlindë”, u shpreh Driton Kuka.
“Një falënderim shumë shumë për vendin tim, për popullin tim, që keni qenë frymëzimi im. Ka qenë nder dhe privilegj shumë i madh për mua ta përfaqësoj Kosovën”, tha ajo mes lotësh.
Pas të gjitha këtyre ngjarjeve, ku xhudo e ngriti Kosovën në majat botërore, “qershia mbi tortë” ishin çmimet e më të mirëve në botë për këtë vit.
Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë në botë nga Federata botërore e xhudos për vitin 2021. Kuka këtë vit si trajner fitoi dy të arta olimpike në LO Tokyo 2020.
Sukseset të cilat i ka arritur Kuka me xhudistët e tij janë të pa imagjinueshme, ku si trajner në koleksionin e tij ka shumë medalje evropiane, botërore e olimpike dhe çdo fjalë për të është e tepërt.
Në anën tjetër, Kampionja olimpike Distria Krasniqi është shpallur xhudistja më e mirë në botë nga Federata botërore e xhudos për vitin 2021. Krasniqi këtë vit arriti suksesin më të madh në karrierën e saj si sportiste, të artën në LO Tokyo 2020.
Distria në të kaluarën ishte kampione evropiane, medaliste botërore dhe fituese e tri garave Masters.
Viti 2021, pavarësisht situatës pandemike me Covid-19 e cila e goditi të gjithë botën, do të mbahet në mend si ndër vitet më të mira dhe më të suksesshme në historinë e shtetit tonë, ku flamuri dhe himni i Kosovës u ngritën dhe u dëgjuan në shumë podiume botërore nga ekipi kosovar i xhudos.