Nga klubi i Galatasaray merr drejtimin e KB Prishtinës, njihuni me trajnerin e ri të “Plisave”
Gjiganti kosovar, KB Prishtina, përmes një njoftimi zyrtarë mbrëmë e ka konfirmuar trajnerin e ri të klubit për sezonin 2022/23.
Ekrem Memnun, trajner turk me prejardhje shqiptare, lë skuadrën turke Galatasaray dhe merr drejtimin e KB Prishtinës, përcjell KosovaPress.
Memnun rikthehet te Prishtina të cilën e drejtoi për dy vite, respektivisht nga viti 2003 deri në vitin 2005.
Ai rikthehet te “Plisat” pas një sezoni me gjigantin turk, Galatasaray, ndërsa në Turqi ishte trajner edhe i Anadolu Efes e Daru??afaka.
Po ashtu, Memnun ishte edhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (klubin e femrave), dhe trajneri i Kombëtares së Turqisë te femrat.
Përveç kësaj, Memnun posedon çmimet individuale si trajner i vitit në Kosovë në vitin 2005, trajner i vitit në EuroLeague në vitin 2014, dhe trajner i vitit në Superligën Turke në vitin 2015.
Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferimet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen gjatë javëve të ardhshme.