Description: Më shumë se 2 mijë burra shqiptarë, ishin liruar, befas, më 22 maj të vitit 1999 nga Burgu i Smrekonicës.
Forcat serbe që kontrollonin këtë hapsane i hipën ata nëpër autobusë, duke mos u treguar se ku po i qojnë.
Sidoqoftë, ata ishin transportuar drejt Shqipërisë, dhe disa kilometra larg kufirit në Morinë, ishin detyruar të zbritnin dhe të nisen për në Kukës.
Të burgosurit shihen duke u ngutur teksa kalojnë kufirin, nga frika se mos po qëllohen me armë nga pas.Shumë shqiptarë, kryesisht nga zona e Shalës së Bajgorës (Mitrovicë e Vushtrri) ishin maltretuar në këtë burg famëkeq nga forcat serbo-jugosllave. Shumë nga ta kanë treguar se ishin goditur me shkopinj druri dhe kondakë armësh nëpër trup. Në atë kohë ishte raportuar edhe për të vrarë në këtë vend.
Të mbijetuarit kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dhunës dhe kequshqyerjes.
Të dy kishin menduar për njëri-tjetrin se ishin vrarë. /KosovaPress/