Edhe dhimbjet e kokës ndjekin orën e brendshme të trupit tonë dhe çdo lloj dhimbje koke priret të ndodhë në një kohë të saktë, sipas një grupi studiuesish nga Universiteti i Teksasit.
Sipas studiuesve dhimbjet e kokës në grup zakonisht shfaqen në orët e fundit të natës dhe herët në mëngjes; migrena, nga ana tjetër, shfaqet më shpesh në mëngjes vonë deri në orët e vona të pasdites.
Ekipi zbuloi se 71% e rasteve të dhimbjeve të kokës grupore kanë një lidhje me ritmet cirkadiane.
Sulmet arrijnë kulmin në orët e fundit të natës deri në mëngjes herët dhe gjithashtu ndodhin më shpesh në pranverë dhe vjeshtë.
Migrena, nga ana tjetër, i përgjigjet një modeli cirkadian në gjysmën e rasteve. Probabiliteti për t’u prekur nga një atak migrenë është më i lartë gjatë ditës, mes mëngjesit të vonë dhe mbrëmjes së hershme, ndërkohë që nuk janë vërejtur fenomene sezonale.
“Këto gjetje rrisin shanset për përdorimin e trajtimeve të bazuara në ritmin cirkadian për çrregullimet e dhimbjes së kokës,” tha në një deklaratë koordinatori i studimit Mark Joseph Burish.