Ministri i Financave Hekuran Murati së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, guvernatorin Ahmet Ismaili dhe BKS-në, sot kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.
Duke filluar nga e hëna, më datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse, ka shkruar Murati në Facebook.
Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.