Neymar: Unë dhe Messi përjetuam ferrin
Lexohet për: 1 min.
Nymar-Messi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sipas yllit brazilian të futbollit Neymar, ai dhe ish-shoku i skuadrës Lionel Messi përjetuan ferrin së bashku në Paris Saint-Germain.

Kështu dhe ish-lojtari i Barcelonës kur u pyet për fitoren e Messit në Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, 31-vjeçari tha në një intervistë për portalin brazilian “Globoesporte” se ishte i lumtur për lojtarin më të mirë në botë dhe i trishtuar në të njëjtën kohë, përcjellë KosovaPress.

“Ai shkoi në parajsë me kombëtaren e Argjentinës dhe ka fituar gjithçka në vitet e fundit. Por, ai kaloi nëpër ferr me Parisin”, tha Neymar.

"Ne kemi kaluar nëpër ferr, ai dhe unë.", shtoi braziliani.

Neymar nuk hyri në detaje, por tha se Messi ishte kritikuar padrejtësisht në Paris dhe se nuk e meritonte mënyrën se si u largua nga atje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025