Neymar arrin akordin me të dashurën e tij, i lejohet tradhtia
Lexohet për: 2 min.
3-Neymar
1 vit më parë
Linku u kopjua

Neymar dhe e dashura e tij kanë arritur akord për disa kushte të cilat e lejojnë yllin e Paris Saint-Germain që të mos jetë besnikë ndaj saj.

Braziliani po shijon pushimet pas sezonit të futbollit në javët e fundit dhe ka ndarë fotografi të ngjarjeve anembanë globit - si një udhëtim në ndeshjen “Play-off” të Miami Heat, raporton KosovaPress.

Përkrah tij ishte e dashura e tij Bruna Biancardi, e cila është shfaqur në një sërë postimesh të brazilianit në rrjetet sociale.

Çifti së fundmi e konfirmuan që ata po e presin një fëmijë së bashku, që do të jetë fëmija i dytë i yllit të PSG-së.

Sidoqoftë, është raportuar se dyshja kanë një marrëveshje nëse ylli brazilian dëshiron të mos jetë besnik ndaj Biancardit.

Sipas “Em Off”, tre kushtet janë që çdo marrëdhënie tjetër e Neymar duhet të jetë e fshehur, Neymar duhet gjithmonë të përdorë prezervativë dhe se atij nuk i lejohet t’i puth femrat e tjera në buzë.

Po ashtu thuhet se Neymar i lejohet të flirtojë dhe të ketë marrëdhënie seksuale me femra të tjera, pavarësisht përkushtimit ndaj Biancardit. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025