Neymar-Al Hilal, zbulohet detaji interesant në kontratën e brazilianit
Lexohet për: 1 min.
neymar
1 vit më parë
Linku u kopjua

Futbollisti brazilian  Neymar  thuhet se do të paguhet 430,000 funte për çdo postim në Instagramin e tij që promovon Arabinë Saudite si pjesë e kontratës së tij mega-monetare me klubin e ri Al-Hilal.

Braziliani, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain në Francë, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin saudit dhe të bëhet emri i fundit i madh në futboll që do të transferohet në tokën arabe.

Ai  iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën, ndërsa është afër përfundimit të një lëvizjeje prej 100 milionë eurosh, përcjellë KoosvaPress.

Por, sipas gazetës franceze  “FootMercato”, e përfshirë në atë shumë tërheqëse është një bonus prej 70,000 funteve për çdo fitore që mbledh ekipi me bazë në Riad, si dhe 430,000 funte për çdo postim ose histori që ai vendos në mediat sociale që promovon Arabinë Saudite.

Neymar aktualisht ka 62.5 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale X dhe 212 milionë ndjekës në Instagram.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025