Newcastle e shkatërron Tottenhamin
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Premier Ligës angleze mes Newcastle United dhe Tottenhamit, ku ky i fundit është mposhtur me rezultat të thellë.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Newcastle e ka shkatërruar Tottenhamin duke e mposhtur 4:0, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Alexander Isak (minuta e 30’ dhe minuta e 51’), Anthony Gordon (minuta e 32’) dhe Fabian Schar (minuta e 87’).

Me pikët e reja, Newcastle ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e gjashtë, 10 sosh më pak se Tottenhami që zë vendin e pestë me 60 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Newcastle.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024