Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë së Rripit të Gazës pas përfundimit të konfliktit aktual me Hamasin.
Zyra e tij në një deklaratë tha se ai u takua me drejtuesit e këshillit lokal të komuniteteve fqinje të Gazës në Tel Aviv dhe u tha atyre se “pas eliminimit të Hamasit, do të ketë kontroll të plotë sigurie izraelite mbi Rripin e Gazës, duke përfshirë çarmatimin e plotë, për të siguruar që nuk ka kërcënim nga Rripi për qytetarët e Izraelit.”
Izraeli ka njoftuar vazhdimisht se qëllimi i luftës, që filloi muajin e kaluar pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez, është t'i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza, të eliminojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë pengjet. /AA
IDF: Dy avionë nga Libani u rrëzuan në veri të Izraelit - KosovaPress